AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Asnjë politikë mbështetëse, ndihmë si ‘për mëshirë'”, Tabaku për paketën e qeverisë për krizën: Zero paketë konkrete, janë 50 mln euro me ndryshim normal buxheti

Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka deklruar se ndryshe nga sa deklaron Qeveria shqiptare nuk ka asnjë paketë antikrizë.  Tabaku theksoi se nuk ka asnjë paketë të tillë dhe se sot janë 50 mln euro rutinë me ndryshim buxheti për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.

“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe këtë herë. E ka fajin opozita për çdo gjë në këtë vend, edhe pse ka 8 vite në opozitë. Kryeministri flet për ndërtimet pa leje, sikur do t’i prishë këto ndërtime të lejuara po nga këto. Rama tha se këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë por është ndryshim normal buxheti. E gjitha është 50 mln euro. Duhet t’i shpjegoj dikush këtij se indeksim lidhet me normën e inflacionit. Çmimet janë rritur nga 7.5% deri në 29% për disa produkte. Dhe rritjet janë si për mëshirë.

Pse nuk diskutojmë sot për një paketë si të gjitha vendet e tjera. Gjermania ka bërë paketë mbështetëse 65 miliardë. Vende të tjera kanë vendosur çmim tavan për energjinë. A e dëgjuat të flasë për klubin e oligarkëve? A e dëgjuat të flasë për fermerët? Janë të gjitha politika normale! Vetë e pranoi që ‘NUK KA PAKETË’. Nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup! Si mund të rrisësh pagën minimale dhe të mos e ndihmosh biznesin që i shtohet një kosto shumë e madhe në kohë krize.

Sot fatkeqësisht mbi 35% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot çmimin e energjisë. 16.2% janë vjedhjet në rrjet. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend. 60% e energjisë elektrike është prodhuar nga privatët. Çfarë ka bërë qeveria shqiptare për diversifikimin e prodhimit të energjisë? Po një park fotovoltaik. Përsëri sot nuk diskutojmë asnjë alternativë. Sot diskutojmë përsëri sikur të jemi 8 vite më parë dhe sikur të kisgim qeverisur ne këtë kohët e fundit. Askush nuk flet për kompanitë e karburanteve që janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve. Kemi një bord antikushtetuese që vendos çmimet. Sot diskutojmë për kafshatën. Bëhet fjalë për një rritje 500 lekë për pensionistët, për të kompesuar rritjen deri në 29% të produkteve të shportës. Kjo qeveri nuk kaa bërë asgjë për tu përballuar me krizat.”, tha ndër të tjera Tabaku.

Fraksion.com