AktualitetPolitikëTë fundit

“7X7 nuk bëjnë 42”; Çmimi i energjisë, Rama replikon me Grida Dumën

Deputetja e PD, Grida Duma, thotë se me çmimin e ri të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë.

“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë! Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.  Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?  Nëse po, komentoni”, ka shkruar në facebook Duma.

 

 

Grida Fb

Ndërkohë që i është përgjigjur menjëherë Kryeministri Rama. Në një postim në Tëitter ai shkruan se nuk janë të vërteta shifrat që jep Duma. Sipas tij bëhet fjalë për faturat që tani shkojnë mbi 9100 lekë që nëse do të harxhojnë njëjtë pas 1 tetorit do ta paguajnë me çmimin real 42 lekë

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën  nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh.  Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjetik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com