AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shkak sulmi kibernetik ndaj shërbimeve publike online

Shqipëria akuzon Iranin se fshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dje Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit.

Vendimi pritet të bëhet i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht në korrikp ër shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

 

Fraksion.com