“Shqipëria ka dy prioritete emergjente”; Meta: Roli aktiv i grave dhe vajzave domosdoshmëri absolute
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dy prioritetet emergjente të Shqipërisë janë rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, tha se për përmbushjen e tyre është domosdoshmëri absolute roli aktiv i vajzave dhe grave.
“Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute”, shkruan Meta teksa shpërndan një fotografi nga takimi i djeshëm me gratë në strukturat e Tiranës.
Meta iu drejtua grave duke prekur problematikat e tyre që vijnë sipas tij prej qeverisë së Ramës. Kryetari i Partisë së Lirisë u ndal teemigrimi i të rinjve, të cilët tha se largohen nga vendi pasi në Shqipëri me paga të ulëta dhe çmime të larta e kanë të vështirë të bëjnë një jetesë normale. Ai tha se Shqipëria nuk mund të arrijë nivelin e Europës në jetesë e përkrahje të qytetarëve nga qeveria, por mundet, së paku, t’i afrohet Kosovës e vendeve të tjera të rajonit që sipas Metës janë mirë në këtë aspekt.
Fraksion.com