AktualitetLife StyleTë fundit

“Gjërat bëhen në kohën e duhur”; Mesazhi i fundit i Rita Orës pas performancës në Tiranë

Rita Ora elektrizoi sheshin ‘Skënderbej’ në koncertin që mbajti mbrëmjen e djeshme në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022”.

Ylli me origjinë shqiptare ka ndezur skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite. Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë shqiptar.

Pas koncertit ajo ka vijuar me angazhimet e saj të shumta dhe i është dashur menjëherë të largohet nga Shqipëri duke udhëtuar drejt Brazilit. Megjithatë, artistja me famë botërore ka dhënë edhe një mesazh të fundit para largimit.

“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30 mijë-40 mijë veta mesa më thanë.”-tha ajo duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vijë sërish.”

 

Fraksion.com