Francë: Zyrat e taksave mbledhin miliona euro falë Google
Autoritetet franceze po përdorin Google për të zbuluar ndërtimet pa leje dhe mbledhur tatime në miliona.
Me anë të teknoligjisë satelitore që përdor Google, u bë e mundur të zbuloheshin më shumë se 20,000 pishina private të padeklaruara në nëntë rajone të vendit.
Pronarët e tyre u taksuan më pas përkatësisht dhe shuma totale e taksave të mbledhura arriti në dhjetë milionë euro, shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”.
Projekti tani po zgjerohet në të gjithë vendin. Teknika moderne mundëson krahasimin automatik të shtëpive dhe oborreve me regjistrin tatimor – dhe kontrollon nëse taksat që paguajnë pronarët për pronën përputhen me sipërfaqen dhe nëse janë bërë shtesa, zgjerime apo ndërtime pa leje si në rastin e pishinave.
Fraksion.com