AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

“Faleminderit kinge”; Rama falënderon Rita Orën për koncertin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila ndezi mbrëmjen e djeshme atmosferën në Tiranë.

Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi nga performanca e yllit të muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë dhe ambasadore e UNICEF UK.

“Faleminderit kinge”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

E veshur edhe me flamurin kuqezi Rita Ora e nisi koncertin me këngën ‘Ritual’, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto.

Në koncertin e zhvilluar falas në sheshin “Skënderbej”, me rastin e shpalljes së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, Rita Ora interpretoi këngët më të njohura të repertorit të saj në prani të mijëra të rinjve që kishin mbushur sheshin.

Duke folur në gjuhën shqipe para dhjetëra qytetarëve që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e saj, Rita Ora tha se “do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falënderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur”.

 

Fraksion.com