AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“6 milionë dollarë për 3 vite”: Shpallet fituesi për “Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

Agjencia e Prokurimeve Publike njoftoi ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania  amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit, pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë.

Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Njoftimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike

 

Fraksion.com