Video, Gledis Nano rrëfen si dekonspiroheshin operacionet: Shënjestruam 32, por 14 kriminelë u arratisën
Gledis Nano, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë të Shtetit, në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez “Metropole”, ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.
Përpara se të shkarkohej nga posti, Nano shpjegoi se përse kanë dështuar operacionet e policisë së shtetit në kapjen e personave në kërkim apo atyre që kanë qenë autorë të ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano në dokumentar duke shtuar se nuk dihej nga cilët persona vinte ky dekonspirim.
https://youtu.be/mHVtZRtyUFc
Fraksion.com