Të ardhurat e Rusisë tejkalojnë shpenzimet e luftës
Rusia fiton më shumë se sa shpenzon për luftën në Ukrainë, sipas një raporti studimor të qendrës finlandeze, CREA. BE ndër blerëset kryesore të energjisë fosile ruse.
Të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjive fosile në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë kanë tejkalur dukshëm shpenzimet e këtij vendi për luftën. Qendra për Studimet Kërkimore rë Energjisë dhe Ajrit të Pastër, CREA me seli në Finlandë ka llogaritur të ardhura në eksportet e energjisë në vlerë 158 miliardë euro. Përballë këtyre të ardhurave qëndrojnë kostot e pushtimit rus në Ukrainë prej 100 miliardë eurosh.
Rusia megjithëse ka ulur ndjeshëm sasinë e eksportimit arrin ende “të ardhura rekord” me energjitë fosile, deklaroi analisti i CREA, Lauri Myllyvirta. Të dhënat tregojnë se BE me 85 miliardë euro është importuesi më i madh i energjive fosile ruse, pasuar nga Kina me 35 miliardë euro. Brenda Bashkimit Europian në vend të parë renditet Gjermania me një import në vlerë prej 19 miliardë eurosh, pas Kinës, blerësja më e madhe e energjive fosile të Rusisë.
IAEA raport për gjendjen në Ukrainë
Në një raport të planifikuar të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike , IAEA do të raportohet edhe për gjendjen e sigurisë atomare në Ukrainë. Siç është e bërë e ditur, ekspertët e agjencisë ndërkombëtare janë larguar nga Zaporishja. Vetëm dy ekspertë kanë qëndruar në centralin e pushtuar nga rusët.
Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ky central për herë të dytë “ka qenë vetëm një hap larg katastrofës”. Sulmet ruse janë përgjegjësë sërish për ndërprerjen e rrymës në centralin atomik, ka thënë presidenti ukrainas. IAEA kishte deklaruar, se linja e furnizimit me rrymë në rast emergjence ishte ndërprerë për shkak të një zjarri.//DW
Fraksion.com