AktualitetTë fundit

“Hetimi top-sekret për një ngarkesë”; Në Shqipëri tregtar makinash, në Ankona u kap me 42 kg kokainë. I riu hyrje-dalje çdo 3 muaj në Itali

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për shqiptarin e arrestuar ditën e djeshme në Ankona, të cilit iu gjetën 42 kilogramë kokainë me vlerë 10 milionë euro, në dy banesa që i kishte marrë me qira.

Ka qenë Lombard po hetonte shqiptarin e arrestuar nga karabinierët në Baraccola.

Ato raportojnë se 33-vjecari me inicialet M.H. që u ndalua teksa lëvizte me 1 kg kokainë me makinën “Volkswagen Golf” ndodhej në Ankona falë lëvizjes pa viza për 3 muaj në zonën Shengen dhe po planifikonte që të sillte në Itali edhe familjen e tij.

Por, kjo nuk e pengoi të riun shqiptar që të hynte në tregun e kokainës, duke marrë me qira dy shtëpi, një në via Primo Maggio, Baraccola dhe tjetrën në Civitanova, ku fshihte i pashqetësuar drogën, ndërkohë që ishte nën hetim edhe nga Antimafia e Lombardisë.

 

Shqiptari rezulton të jetë person pa precedentë të mëparshëm penalë dhe në Shqipëri i njohur si tregtar makinash të përdorura që i importonte dhe eksportonte rregullisht. Por ai po hetohej nga prokurori Antimafia i qarkut Lombard, në një dosje që është top-sekret, pasi sasia e madhe e kapur në Ankona mund të ketë kaluar përmes portit të qytetit dhe është pjesë e një ngarkese shumë më të madhe.

 

Në fakt, droga e gjetur në makinë pjesërisht dukej e një cilësie të ndryshme nga ajo e gjetur më vonë në shtëpi, ndaj hetimet po zhvillohen për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me dy ngarkesa të ndryshme.

E sigurt është se 33-vjeçari ka udhëtuar rregullisht në aksin Shqipëri-Marche, ai ka shkuar dhe është rikthyer çdo tre muaj për gjithsej gjashtë muaj në vit.

Në banesën në Ankona karabinierët gjetën 41 kilogramë drogë, materiale ambalazhi dhe gjithashtu një pistoletë të mbushur dhe disa fishekë, me dyshimin se kjo ishte një bazë magazinimi përpara se ndoshta ta transportonte kokainën diku tjetër.

33-vjeçari i mbrojtur nga avokati Massimiliano Orrù, shfrytëzoi në gjyq të drejtën për të mos u përgjigjur, teksa u la në burg pasi akuzohet për posedim dhe shitje të drogës (me rrethanë rënduese për sasinë e madhe) dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, motra e tij vjen nga Shqipëria por nuk do të mund të takohet me vëllain për dhjetë ditë, koha e parashikuar për izolim në burg.

 

Fraksion.com