“Jam e nderuar që zgjidhem”; Truss mban fjalën e parë si kryeministre e Britanisë!
Konservatorët britanikë vendosën që Liz Truss të zëvendësojë Boris Johnson në postin e kryeministrit të vendit.
Pak minuta pasi organizatorët e zgjedhjeve njoftuan se Truss kishte marrë rreth 20 mijë vota më shumë se rivali i saj, ajo reagoi me një mesazh në tëitter duke thënë se është e nderuar që zgjidhet udhëheqëse.
“Jam e nderuar që zgjidhem Kryetar i Partisë Konservatore. Faleminderit për besimin tuaj tek unë për të udhëhequr dhe shërbyer për vendin tonë të madh. Unë do të ndërmarr veprime të guximshme për t’i kaluar të gjithë këto kohë të vështira, për të rritur ekonominë tonë dhe për të çliruar potencialin e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Fraksion.com