Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali, ishte zhdukur para dy ditësh
Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar Fatmir Ara. Ai u gjet i vdekur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino). Trupi i pajetë, sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, është gjetur në tokë, pak hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rruge të ngushtë.
Shqiptari u zhduk nga shtëpia e tij më 2 shtator për arsye që ende nuk dihen, ndërsa ka nisur hetimi për të mësuar se cilët janë përsonat që e kanë vrarë dhe cili është shkaku.
Në vitin 2018, 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me 3 vite burg, pasi e shoqja e kishte denoncuar për dhunë në familje. Po ashtu, gruaja e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.
Pasi mori vesh denoncimin, Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij karabinier. Njëkohësisht ata ishin edhe fqinj.
Karabinieri bëri disa telefonata për të zbuluar përse akuzohej shqiptari, por përfundoi dhe vetë subjekt hetimi. Raimondo Marrocu për këtë shkelje u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.
Fraksion.com