AktualitetTë fundit

Banorët e “Kodrës së Priftit” në protestë për shtëpitë: Po na shkatërrohet jeta, nuk do ndalemi këtu

Banorët e ‘Kodrës së Priftit’ në Tiranë u janë rikthyer protestave për të mbrojtur shtëpitë që u preken nga projekti i Unazës së Madhe. Në një letër publike drejtuar kryeministrit Rama dhe autoriteteve të tjera, banorët duan më shumë informacion mbi mënyrën e shpronësimit.

“Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që gjurma e devijuar për lotin e katërt të unazës të kthehet në gjurmën fillestare. Të vij në terren një komision ekspertësh përfaqësues të të gjithë institucioneve të ndèrlidhura me këtë vendimarrje, të mos jenë persona politik, gjë të cilën e kemi kërkuar dhe na është premtuar verbalisht disa herë, por nuk është realizuar asnjëherë.

“Ku të shkoj unë jam 3 kurorë? Ku të vete unë sot pensioniste? Na kanë bërë me fol me vete.Po na ikën truri, s’po na zë gjumi.”

“Ky kryeministër pse nuk na dëgjon njëherë. Të vij të na shikoj sepse unë këtu kam ardh i pari.”

“Edhe ne jemi njerëz, ai thotë prishni shtëpitë. Po ne ku të shkojmë?”

Sipas tyre projekti është devijuar dhe nga 7 shtëpi me projektin e ri të Unazës, do të shemben rreth 40 banesa.

Për këtë arsye ata kërkojnë qënëse zbatohet ky projekt, shtëpitë e tyre të reja të ndërtohen në gjurmët e vjetra të projektit fillestar.

“Të na ndërtojnë ndërtesat këtu dhe të vazhdojnë rrugën”.

“Ne s’jemi kundër projektit, por në momentin që i prishin shtëpitë të na sjellin çelsat e rinj, të shkojmë atë dhe dakord. Ku të shkojn unë, jam dy kurorë”

“Ato kanë interesat e veta apo shohin interesin e popullit si të jenë më mirë.”

Afro 70 familje thonë se do të vazhdojnë protestën e tyre deri kur institucionet përkatëse të bien dakort me kushtet e tyre për shtëpitë, mënyrën e shpronsimit dhe ndërtimin e shtëpive të reja

 

Fraksion.com