AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvend: 5 shtator sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë

Kuvendi nis sesionin e ri të hënën me seancë plenare.

Me urdhër të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, seanca e parë plenare e sesionit të tretë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 shtator, ora 18:00.

Konferenca e  Kryetarëve e datës 2 shtator miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator -14 tetor 2022 dhe  kalendarin e punimeve  për periudhën 5-30 shtator 2022.

Në rendin e punës së Kuvendit kanë hyrë për shqyrtim projektligjet e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e dosjeve të informatorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Fraksion.com