Vuçiq publikon foto me Ramën: Krenar me miqësinë me Shqipërinë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar Edi Rama ku shihen bashkë buzë lumit Sava në Beograd.
Vuçiq tha se ndjehet krenar me miqësinë e krijuar viteve të fundit me shtetin shqiptar.
“Krenar me projektin “Beogradi në ujë” dhe me miqësinë me Shqipërinë që e kemi vendosur në këto vitet e fundit”, ka shkruar ai në Instagram.
Kryeministri Rama ndodhet prej dy ditënsh në Beograd ku ka nisur zyrtarisht Panairi i Verërave ku marrin pjesë 333 ekspozues dhe është i pari që mbahet pas marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Fraksion.com