AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Vuçiç: Marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, në maksimumin e tyre historik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, deklaroi sot se, marrëdhëniet tona në Ballkanin Perëndimor janë në maksimumin e tyre historik.

Në fjalën e hapjes së Samitit të “Ballkani të Hapur”, që po mbahet në Beograd, Vuçiç vlerësoi pjesëmarrjen në këtë takim të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryetarit të këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegonivës, Zoran Tegeltia, ministrit të jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavushoglu dhe Ministrit të Jashtëm dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Vuçiç u shpreh se, “për ne kjo është e një rëndësie të madhe sepse që prej momentit që e kemi nisur këtë nismë, që prej themelimit të saj, më duket se asnjë herë nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendje dhe energji siç ndodh tani. Dhe po flas për vetë projektin”.

Vuçiç gjithashtu përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Shpresojmë që nisma e “Ballkanit të hapur” të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e lidhjeve, atyre ekonomike dhe të tjera, por gjithashtu edhe të na ofrojë edhe mundësi të mëdha. Të flasim me një zë të vetëm në rajon, qoftë kur vjen fjala për çështjet kryesore të interesit të vendeve tona, por gjithashtu edhe ato të rajonit në tërësi”, tha Vuçiç.

“Ecuria që kemi arritur deri më tani nuk është e vogël. Do të gënjeja sidoqoftë po të thoja që jemi përherë të kënaqur me ritmin e progresit. Më duket sikur mund të punojmë gjithmonë më shpejt e më fort dhe më duket gjithmonë sikur mund të bëjmë më mirë”, shtoi ai.

“Krijimi i korridoreve të gjelbra të Ballkanit Perëndimor për transportin e produkteve ushqimore, hapja e korridoreve në Qafë-Thanë, në Tabanofc dhe në Preshevë gjithashtu, shkurtojnë orët në 15 minuta, që e bën pakrahasueshmërisht më të lehtë për të bërë biznes midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksoi Vuçiç.

“Autoritet përkatëse të vendeve tonë do të bëjnë akoma dhe më tepër përpjekje për të ulur kohën e pritjes në këto pika kufitare midis këtyre vendeve. Do të vazhdojmë modernizimin e infrastrukturës së pikës së kalimit kufitar në Preshevë dhe do të shtojmë gjithashtu dhe 2 korsi të tjera deri në fund të 2022 që do të përmirësojnë në mënyrë domethënëse lëvizjen në këtë pikë të kalimit kufitar. Shpresojmë që do të ketë një zbatim edhe më të suksesshëm të certifikatave fito-sanitare, veterinare, shpresojmë që të mos jenë më subjekt i kontrolleve në pikat e kalimit kufitar “, theksoi Vuçiç.

Vuçiç tha se, dokumentet që do të nënshkruhen sot janë rezultat i angazhimeve të mëparshme që janë ndërmarrë për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen.  Njëra prej tyre është marrëveshja për mekanizmin e furnizimit të produkteve themelore midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Plani operativ për mbrojtjen civile, mbështetet në një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar për situatat e emergjencës në korrik të vitit 2021. Dhe ideja specifike që ishte në fakt edhe e kryeministrit Rama është Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e aktiviteteve audio-vizuale dhe kinematografike si pjesë e zgjerimit të  bashkëpunimit në fushën e kulturës për të pasur një fond bashkëprodhimi të Ballkanit Perëndimor për prodhuesit e filmave. Gjithashtu edhe lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç për zhvillimin e kësaj nisme në Ballkanin Perëndimor.”, tha Vuçiç.

“Ftoj të gjithë, qoftë në qeveri apo në opozitë në vendin tonë të kuptojnë rëndësinë e këtij projekti për të bërë diçka të madhe për të ardhmen tonë, sepse në momentin që ne e arrijmë këtë, në momentin që e bëjmë këtë plotësisht jam i sigurt që të gjithë do të jenë të qartë për rezultatet që do të ketë “Ballkani i hapur” dhe ajo çfarë do të vijë si rrjedhojë”, theksoi Vuçiç.

Gjithashtu, shtoi ai, “edhe Task-Forca për parandalimin e krizave do të jetë e rëndësishme. Kemi krijuar si grup takimin e parë, ndodhi në Tiranë. E dimë që po afron një dimër dhe një vjeshtë e vështirë dhe gjithçka që mund të bëjmë edhe pse nuk jemi në një situatë të lehtë, në mos do thoja të vështirë, por do të donim që të ndihmonim njëri-tjetrin në mënyrë që këto situata të vështira t’i bënim pak më të lehta”.

“Tre vendet tona, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm e kaq i madh, ka qenë i mundur të organizohet në nivelin e një klasi botëror duke sjellë shumicën e prodhuesve të verërave, por po kështu edhe duke sjellë këtu edhe kantina dhe prodhues botëror, me emër botëror. Kjo natyrisht është bërë e mundur falë edhe bashkëpunimit më të mirë mes vendeve tona”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç falënderoi edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryetarin e Këshillit të Minsitrave të Bosnje-Hercegonivës, Zoran Tegeltia, ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavushoglu dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto për pjesëmarrjen në Samit.

“Duket sikur ne jemi kaq shumë të lidhur dhe kaq shumë kemi nevojë të ndërsjellët për njëri-tjetrin. Kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona. Dhe besoj se pavarësisht faktit se disa nuk janë ende zyrtarisht pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe ndoshta disa të tjerë edhe nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunimin më të suksesshëm dhe nuk besoj se bëj gabim të them që marrëdhëniet tona në Ballkanin Perëndimor, midis 3 vendeve tona janë në maksimumin e tyre historik”, tha Vuçiç.

“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Edi Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike, ndërkohë që këto takime sot janë takime miqësore, por gjithashtu dhe komunitetet tona të biznesit, qytetarët tanë e kuptojnë njëri-tjetrin shumë më tepër. Ka më shumë vizita të turistëve nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kur patëm probleme të caktuara me Maqedoninë e Veriut ne prapë nuk ishim më pranë më përpara, por tashmë nuk kemi më asnjë problem midis nesh dhe jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori midis Beogradit dhe Shkupit. Besoj që do të ishte natyrisht e mençur që këto nivele marrëdhëniesh të ruhen në vitet dhe dekadat që vijnë”, theksoi Vuçiç.

 

Fraksion.com