AktualitetPolitikëTë fundit

“Rruspat janë pas shpinës”; Alfred Peza: Rama nuk do ta fitojë betejën me median

Drejtori i medias “Panorama”, Alfred Peza foli për aksionin e IKMT në “Prestige Resort”.

Ai tha se nuk kas asnjë shkelje të ligjit por ka një shantazh të pastër politik.

Më tej shtoi se është një goditje për shkak të qëndrimeve të mbajtura.

 

A është kjo një prishje imazhi turistik të Shqipërisë?

 

Peza: Këtu janë kryesisht të huaj, vende të perëndimit. janë nëpër vila në rrethimin që ka vendosur policia dhe janë duke parë këtë spektakël të shëmtuar. Dhe kjo është piktura dhe pamja më e mirë për ironi të fatit të asaj që qeveria dhe mazhoranca e quan sukses i turizmit.

Shantazh?

Peza: Të gjitha provat fakte qëndrimet , hapat e hedhur dhe kjo mënyrë arrogante dhe kundërligjore për këtë aksion të sotëm të çon tek ky konkluzion.

Ku qëndron paligjshmëria e këtij veprimi të IKMT?

Peza: IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë në të tilla raste. pra sillet një vendim që nuk ka ardhur asnjëherë dhe tregohet fakti nëse është apo jo pa leje. Jepet kohë për zbatimin vullnetar ose i jepet kohë subjektit të shkojë në Gjykata të ankohet. Të gjitha këto procedura ligjore nuk janë zbatuar dhe kjo me thotë se e gjithë kjo bëhet për shkak se pronari i kësaj është botuesi i një nga grupe më të mëdha mediatike në Shqipëri dhe bëhet për shkak të qëndrimeve. Këtu është mirëpritur edhe grupi afgan pasi është konsideruar një resort i ligjshëm dhe me leje  në kushte kur ktheheshin nga një luftë. Kjo të bën të mendosh se kjo bëhet tani sepse tani ka filluar sezoni i ri , politik, dhe zgjedhjet janë në prag të dekretimit nga presidenti , dhe kjo është një shtantazh duke qenë se jemi edhe në prag të zgjedhjeve lokale.

Sulmi i kryeministrit Rama ndaj bizneseve Hysenbelliu?

Peza: Sulm kundër fjalës së lirë, medias dhe grupeve që nuk janë rreshtuar pro qeverisë. Kanë ardhur këtu për të parë modelin e suksesit. Besoj se kanë qenë në dijeni të ligjshmërisë së plotë, është me leje ndërtimi që në 1996 dhe ka leje të firmosura nga të gjithë kryeministrat . Nga firma e Berishës, Nanon dhe kryeministrit Rama.

A është Rama hakmarrës?

Peza: Rruspat janë pas shpinës sonë dhe ato flasin vetë pa komentin tonë. Askush nuk e ka fituar betejën me median, jo vetëm në Shqipëri. Fjala e lirë në sisteme demokratike ka triumfuar gjithmonë. Këtë betejë me median se ka fituar as Sali Berisha, as Nano, as Meta dhe Pandeli Majko dhe nuk do ta fitojë as Edi Rama./BW

 

Fraksion.com