AktualitetEkonomiPolitikëRajoniTë fundit

“Open Balkan” në Beograd: Finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve

Sot samiti  “Open Balkan” pritet të nisë me Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve.

Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të Open Balkan, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.

Krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Mësohet se do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ndërkohë, sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

 

Fraksion.com