Kovaçevski: Nisma “Ballkani i hapur” evropiane, të heqim 100% pengesat në kufi
Në samitin “Ballkani i hapur” që zhvillohet në Beograd, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se “vendet tona jo vetëm duhet të heqin pengesa administrative në kufi, por të heqim krejt këto lloj pengesash dhe të kemi një rajon që komunikon 100% i hapur”.
Në fjalën e tij, Kovaçevski u shpreh se “të mblidhemi bashkë është fillesa dhe të vazhdojmë se bashku është progres, dhe të punosh së bashku është sukses”.
“Të mbajturit të kësaj përbashkësie dhe të punuar bashkë është ajo që na shtyn përpara përmes sfidave të dimrit të ardhshëm për të cilin është i shqetësuar e gjithë bota. Është e qartë se Maqedonia e Veriut, Serbi dhe Shqipëria me nismën e “Ballkani të hapur” ka hedhur një hap kyç në një kohë kyçe. Dhe jemi mbledhur së bashku për të nxituar bashkëpunimin rajonal në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Së bashku jemi angazhuar për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Kemi ndërtuar marrëdhënie miqësore, gjithashtu dhe besim se vende mike, ndërkohë që shohim këto lloj bashkëpunimi të realizuar në rrugëtimin drejt BE-së. Pra ne mendojmë se e bëjmë këtë për qytetarë dhe vendet tona në mënyrë evropiane për të nxituar bashkëpunimin midis nesh siç bëjnë vendet në BE”, tha ai.
Në vijim, Kovaçevski theksoi se “ky bashkëpunim mes vendeve të Ballkani ka hapur rrugën që ne të menaxhojmë sfidat e sigurimit të energjisë dhe ushqimit për qytetarët tanë ku vendet në mbarë botë po përballen me pasojat e luftës në Ukrainë dhe pandemisë”.
Ai tha tha se kemi lidhur marrëveshje për furnizimin me ushqim mes vendeve.
“Në marrëveshjet tona në këtë samit, do angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë për të ndihmuar njëri-tjetrin së pari kur është e nevojshme . Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë dhe siç duhet të bëjnë të gjitha vendet në botë do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në rast se do të ketë mungesa në furnizimit ushqimore nëse secili vend prej vendet tona do të përballet me problemet të tilla në tregje me produktet ushqimore dhe bujqësore nuk do të ketë ndalesë për tregtimin nga ana tyre. Do të ketë qarkullim pa as një problem për një numër prodhimesh thelbësore si produktet bulmeti, sheqeri gruri dhe kështu me radhë. Qeveria jonë dhe ministria jone e Bujqësisë ka siguruar fondet për të siguruar prodhim vendas të produkteve bujqësore kryesore. Do të mbetemi të përqendruar tek ky objektiv. Bashkëpunimi që biem dakord në këtë samit, sa i takon solidariteti dhe lehtësimit do të jetë i rëndësishëm duke patur parasysh mungesat ushqimore në mbarë globin”, tha ai.
Në vijim, Kovaçevski tha se “qeveria punon për të angazhuar të gjithë produktet tona potenciale të energjisë, përpjekje për t’u përballur me krizën energjetike”.
“Kemi aktivizuar jo vetëm burimet ujore, por dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme si panelet diellore. Ne dy ditë më parë kemi lehtësira procedurat pas reagimit nga kompanitë dhe qytetarët dhe do të ofrojmë dhe mbështetjen financiare për qytetarët në nevojë. Është mirë që flasim për bashkëpunimin energjinë, ka potencial për t’u shfrytëzuar për të rehabilituar ndërlidhjet për të siguruar shkëmbimin e energjisë dhe për të bashkëpunuar për ndërtimin e fermave diellore, parqeve të erës dhe gjithashtu dhe centralet e mbështetura në biogaz dhe biomasë. Gjithashtu po punojmë edhe për shkëmbimin e energjisë elektrike për të përmirësuar shkëmbimin në nivel ndërkufitar. Po intensifikojmë punë tonë për ndërlidhjen me gaz me republikën e Serbisë”, tha ai.
Po ashtu, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se “kemi nënshkruar marrëveshjen për mbrojtje nga katastrofa për të dhënë ndihmë në rast katastrofash në mënyrë që vendet të ndihmojnë njëri-tjetri”.
“Po ashtu do të nënshkruajmë një marrëveshje për planin operativ për menaxhimin e katastrofave për të shkurtuar kohën e nevojshme dhe për të lehtësua procedurat për të dhënë ndihmë kur është e nevojshme dhe për të përmirësuar bashkëpunimin për tu përballur me katastrofat. Duke nënshkrua memorandumin në fushim e kinematografisë dhe prodhimeve adio-vizive dhe të nxisim investimet në sektorin e kinemasë dhe adio-vizi dhe marrjen e shkëmbimin e ekspertëve duke lehtësuar lidhjet”, tha ai.
Kovaçevsk tha se “ne ishim në panairin e verave dhe kjo është një lidhje që krijon dhe do përmirësojë natyrisht edhe konkurrueshmërinë tonë që ne të kontribuojmë dhe të sigurojmë jetesën e vendeve në të gjithë fushat e jetës. Nëse do ta kishim bërë këtë panair në vete nuk do të ishte bërë asnjë herë. Një numër i tillë ekspozuesish është i mundur vetëm nëse këto i organizojmë bashkë”.
Ai theksoi se “jemi i vetmi rajon në botë dhe sidomos në Evropë që kemi kufi dhe kërkoi që të hiqen pengesat për të patur një komunikim të hapur mes vendesh”.
“Kjo nisëm Ballkani i Hapur ka dëshmuar se është funksionale dhe evropiane dhe gjithashtu ka funksionar në kuadër të politikës të dyerve të hapura edhe për vende të tjera, por dhe tregun e përbashkët dhe qëllimin e BE-së. Jam i kënaqur që kemi këtu ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe të Hungarisë dhe shpresoj se do të bashkohen dhe përfaqësues e Italisë dhe Greqisë me ne. Ballkani i Hapur e ka vërtetuar se është i nevojshëm. Ne do të mbetemi në një bashkëpunim mjaft intensiv. Jemi i vetmi rajon në botë dhe sidomos në Evropë që kemi kufi. Gjatë viteve të fundit nuk e kam kuptuar kurrë. Kur përfaqësuesit e vendeve që nuk kanë kufij, vijnë këtu dhe financojnë projekte për menaxhimin e kufijve. Se kam kuptuar ndonjëherë këtë. Mendoj se objektivi unë do të jetë jo vetëm heqka e pengesave administrative ne kufi por po kështu ti heqim krejt këto lloj ndalesh dhe të kemi një rajon që komunikon 100% të hapur”, theksoi ai.
Fraksion.com