Drejtori i News24: Kemi Ultimatum që të largohemi godina e televizionit
Drejtori i Përgjithshëm i News 24, Robert Rakipllari deklaroi për herë të parë një situatë të paprecedentë, se kryeministri Edi Rama i kishte bërë ultimatum këtij televizioni që të largohej nga godina.
Në një bisedë në studion e News24’, ku në të njëjtën kohë po shemben dy pishina në ‘Prestige Resort’ në Golem, në pronësi të “Hysenbelliu Group”, Rakipllari tha se shkresa e dërguar nga Rama ishte ultimatum që televizioni të largohej nga godina ku qëndron prej 20 vitesh dhe që ka bërë investime moderne, deri në datë 25 korrik.
“Është një vend anëtar i NATO- në faqe të të gjithëve. Ka procedura për ta bërë këtë gjë. Çohet një letër një dokument, ka gjykata, prokurori dhe ky është hapi i fundi që duhet të bëhet. Këtu hapi i fundit bëhet i pari. Këtu është gjithçka e miratuar me vetë firmën e kryeministrit . Është nga resortet model në Shqipërisë, si nga ligjshmëria si nga organizimi.
Doja të thoja se i gjithë ky sulm që ka kulmuar me këtë pamje të shëmtuar me fadroma në një pronë private ka nisur direkt me Tv News, ku ne këtë godinë ku jemi sot. Ka rreth 20 vjet që është instaluar, janë bërë investime studio. Është një Tv në shërbim të publikut dhe shkresa nga qeveria ka ardhur pa paralajmërim nga qeveria që ne të lëmë këtë godinë dhe të largohemi. Shkresa ka qenë ultimative që duhet të largoheshim në datën 25 korrik. Por e kemi çuar në Gjykatë dhe ajo e cilësoi të paligjshme kërkesën e qeverisë që ne të largoheshim nga News24 pavarësisht se këtij territori këtij ambienti i është dhënë jetë nga News24. Dhe në mënyrë krejt të papritur joligjore, sigurisht vendimi i gjykatës e vërtetoi paligjshmërinë e qeverisë. Janë bërë dhjetëra përpjekje për të larguar News24 nga aty për të hequr studio. Sulmi me gjoba të paligjshme, patrulla, me të gjitha mënyrat, sikur këtu të jetë sulltanat, Kryeministri vepron sikur të jetë në sulltanatin e tij. Të gjitha agjencitë qeveritare në urdhrat politik të një njeriu për të goditur një media, Tv që çfarë po bën? Po ruan pavarësinë dhe linjën e saj editoriale dhe për këtë duhet të sulmohen bizneset e këtij TV. Duhet të kërkohet të largohet nga ambientet ku ushtron veprimtarinë e tij. Dhe çfarë veprimtarie ushtron , kjo është një veprimtari në shërbim të publikut. Flasim për një nga grupet më të mëdha mediatike në vend. Një sulm total i përqendruar si ndaj Tv vetë ashtu edhe ndaj të gjithave bizneseve që siç e thashë më parë garantojnë lirinë e këtij televizioni.”, tha Rakipllari./BW
Fraksion.com