Del para gjykatës bosi turk i kriptomonedhave; Turqia në pritje të ekstradimit
Themeluesi i “Thodex”, Faruk Fatih Özer ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.
Mësohet se Özer nuk ka marrë avokat, por do të caktohet kryesisht nga gjykata. Prokuroria e Elbasanit thonë se Faruk Fatih Özer është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve.
“Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhërin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj Faruk Fatih Özer kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore. Po kështu janë administruar dhe materialet identifikues për shtetasin Faruk Fatih Özer, ku përfshihet kartela foto-daktiloskopike dhe akti i ekspertimit daktiloskopik nr.11039, datë 30.08.2022 sipas së cilit rezulton se gjurmët e daktiloskopuar më datë 30.08.2022 i përkasin shtetasit turk Faruk Fatih Özer”.
Prokuroria e Elbasanit kërkon nga gjykata të caktojë masën e sigurimit arrest me burg me qëllim që Turqia të nisë procedurat e ekstradimit ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Özer.
“Miratimin e arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, për shtetasin turk Faruk (Fatih) Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, me qëllim ekstradimi e tij në Turqi”, thuhet në përfundim të kërkesës”, thuhet në dokument.
Kujtojmë se SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër. Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij.
Fraksion.com