Del në shitje anija më e madhe në botë, por askush nuk ofrohet ta blejë
Anija më e madhe e lundrimit në botë, “Global Dream II”, me kapacitet 9 mijë pasagjerë dhe që ka kushtuar 1.2 miliardë paund, do të bllokohet përpara se të nisë lundrimin e parë. Anija me 20 kuverta përmban një kinema luksoze në bord dhe “krenohet” me një park ujor në natyrë.
Ndërtuesit e anijeve gjermano-Hong Kong MV Werften pothuajse përfunduan ndërtimin kur kompania paraqiti kërkesën për falimentim në fillim të 2022. Deri më tani, ende nuk është gjetur një blerës për anijen rreth 340 metra, që do të thotë se ajo mund të përfundojë duke u shkatërruar. Në strukturë gjithçka është në rregull, megjithëse nevojitet akoma më shumë punë në disa pajisje dhe objekte të pasagjerëve, raporton feedbai.com.
Ndërkohë një anije e njëjtë si anija gjigante, Global Dream, është gjithashtu në treg. Të dyja varkat po ruhen në një kantier detar në Wismar, Gjermani, ndërsa kompania kërkon një blerës. Dhe hapësira ku ato qëndrojnë i është shitur njësisë detare të Thyssenkrupp për të ndërtuar anije ushtarake, tha administratori i MV Werften, Christoph Morgen.

Fraksion.com