AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha komenton takimin Rama-Vuçiç në Beograd: Ballkani i Hapur është nismë anti-shqiptare! Kryeministri u trajtua si vasal

Sali Berisha ka komentuar nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se është anti-shqiptare ndërsa pretendon se Edi Rama është trajtuar si vasal. Sipas tij, Vucic po e përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër sikur janë 2 shqiptarë, të mirët në Shqipëri dhe të këqinjtë në Kosovë.

“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Të themi atë që është por kjo nuk më bëri përshtypje se është vasal. Ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë anti-shqiptare.

Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë, po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pati të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës.

E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kurse shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme”, tha Berisha.

 

Fraksion.com