Anëtari i Kongresit të SHBA takim me Ramën; Të pranishëm, Peleshi, Kingji, Kodheli dhe Tabaku
Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, ishte në Tiranë para 2 ditësh dhe u takua me kryeministrin Edi Rama.
Në darkë ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshë të FA, Arben Kingji, deputetja Mimi Kodheli dhe deputetja Jorida Tabakun.
Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës.
Fraksion.com