AktualitetBota+Të fundit

Putin shkon për nderime te trupi i ekspozuar i Gorbachevit, jo në varrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet se ka shkuar për nderime te trupi i ekspozuar i ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Mirëpo, zëdhënësi i Kremlinit,  Dmitry Peskov, tha se Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachov.

Nexta ka publikuar një video ku Putin shihet me një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.

Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953, shkruan REL.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.

Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbachevin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit.

Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.

Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare.

 

Fraksion.com