Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Arbana Osmani tashmë mami e një vajze
Arbana Osmani sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me Eduart Grishaj. Vajza e shumëpritur erdhi dhe Arbana i ka dedikuar asaj fjalët më të ëmbla në një postim në rrjetin social Instagram.
“Dreams do come true (Ëndrrat bëhen realitet)✨✨✨
Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, ka shkruar Arbana krahas fotos me Zoin e saj të vogël.
Kujtojmë se moderatorja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani ka treguar në rrjetet sociale se sie mësoi gjininë e fëmijës së tretë.
Me anë të një ‘ask’ në “Instastory”, moderatorja i është përgjigjur një ndjekëseje ku ka treguar se gjininë e bebit e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.
“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, shkruan moderatorja.
Fraksion.com