AktualitetTë fundit

Peleshi: 7 kuota studimi në akademitë ushtarake të Turqisë

Ministria e Mbrojtjes ofron 7 kuota studimi në akademitë më të mira ushtarake të Turqisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi, shprehet se shpenzimet janë të mbuluara dhe afati i dorëzimit të dokumentacioni është data 9 shtator 2022.

Sipas tij, kjo është një mundësi për maturantët shqiptarë për një arsim dhe karrierë prestigjoze.

Ministri sqaroi se dy kuota do të jenë për në Shkollën e Lartë e Forcës Tokësore, 2 në atë të Forcës Detare, 2 të Forcës Ajrore dhe 1 në Fakultetin e Mjekësisë Gulhane.

“Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara, juve ju duhet vetëm vullnet për të studiuar dhe dëshirë për t’i shërbyer atdheut”, shprehet Peleshi duke ftuar të rinjtë që të aplikojnë.

 

Fraksion.com