AktualitetRajoniTë fundit

Makina përplas dy këmbësorë në Itali, humb jetën 65-vjeçari shqiptar

Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në via Corridoni në Firence, zona Careggi, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit makina ka përfunduar në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit.

Dalja e tyre jashtë makinës është bërë pas ndërhyrjes nga Zjarrfikësja e Firences. Falë tyre është bërë i mundur nxjerrja e babait dhe djalit të tij 26-vjeçar. Ndërsa dy këmbësorët e përplasur ishin në gjendje të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

Fraksion.com