Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, shtator 2022

Ky është horoskopi  për muajin shtator 2022. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Ky do jetë një muaj dinamik dhe shumë kreativ. Ju që keni një lidhje, duke qenë se do jeni shumë të shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë. Gjithsesi partneri juaj do ju kuptojë dhe do kaloni momente të lumtura. Për ju beqarët një ish-i juaj mund të kthehet nga fundi i muajit dhe do ju turbullojë pak. Për sa ju përket parave, keni parasysh që tre javët e para do jenë plot fat. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Do jeni disi të stresuar dhe të lodhur. Bëni pak pushim dhe merruni me ndonjë sport. Gjendja financiare do përmirësohet shumë dhe ju mund të shpenzoni më shumë. Gjithsesi bëni pak kujdes. Pas datës 12 mund të ndërmerrni disa projekte profesionale. Do jeni me shumë fat dhe mund të keni edhe ngritje në detyrë. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt që do ja dilni mbanë do bëni mirë të pranoni.

Demi

Këtë muaj do keni shumë ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm. Ai ka të tjera preokupime dhe nuk do rrijë shumë me ju. Bëhuni më të pavarur. Nëse jeni beqarë, do jeni pak të shqetësuar pse nuk keni fat në dashuri. Mos u stresoni shumë pasi çdo gjë do rregullohet. Për shëndetin kujdesuni më shumë sepse do jetë e nevojshme. Për sa ju përket parave, duhet të bëni më shumë ekonomi. Para borxh mos jepni për asnjë arsye. Në punë merrni mendimin e kolegëve, por në fund vendosni vetë. Mos ju besoni shumë komplimenteve që do ju bëjnë sepse nuk do jenë shumë të sinqerta.

Binjakët

Ky fillim muaji do jetë i tejmbushur me pune. Mundohuni të mos shkoni me pushime, sepse gjithë kjo ngarkesë do të dyfishohet kur të ktheheni. Këtë periudhë mund të keni edhe ndonjë problem të vogël që nuk do ju lërë të qetë. Nga mesi i muajit do mendoni të nisni një specializim të ri. Për dashurinë do jetë një muaj shumë i këndshëm. Do ndjeheni shumë mirë pranë partnerit dhe do jeni mjaft sensuale. Nëse jeni beqarë do ndjeheni mirë nën shoqërinë e miqve. Pritet edhe një takim i papritur, por nuk do e merrni shumë seriozisht. Shëndeti do kërkojë më tepër përkujdes. Mendoni se ketë muaj po e menaxhoni më mirë buxhetin tuaj, por financat sa do vijnë e do pakësohen. Fati nuk do jetë me ju.

Gaforrja

Muaj dinamik dhe i mbushur me projekte të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe së bashku do hidhni ato hapa që janë të domosdoshme. Dy javët e fundit do jenë edhe më emocionuese. Ju beqarët do kënaqeni edhe me aventura kalimtare, prandaj do e shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Shëndetin duhet ta mbani në çdo moment nën kontroll sepse po abuzuat me diçka dhe po nuk u treguat të kujdesshëm do keni shqetësime. Marrëdhënien me paratë nuk do e keni të mirë. Do shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do ju dobësohet tej mase. Në punë mos u dekurajoni edhe sikur të përballeni me sfida të vështira. Besoni tek vetja juaj dhe keni për t’ia dalë mbanë me sukses.

Luani

Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t’ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat.

Virgjëresha

Jeta familjare do ketë më shumë prioritet se gjithçka tjetër këtë muaj. Çdo moment të lire do e kaloni me ata qe doni më tepër. Nëse keni një lidhje, javët e para do keni mosmarrëveshje, por më pas do e kuptoni se e keni bërë gabime të dyja palët. Java e fundit e muajit do jetë shumë më e ngrohtë. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe në punë. Financat mund të kenë përmirësime nëse ju vini fre shpenzimeve. Investimet ekstravagante lërini për më vonë. Në pune do keni shumë ngarkesë dhe nuk do jeni të qete për asnjë çast. Pranojeni ndihmën e kolegëve.

Peshorja

Gjatë këtij muaji do kërkoni harmoninë në çdo mjedis dhe do bëni të pamundurën që t’ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do kaloni një periudhe më të begatë se më parë. Partneri do jetë në humor në pjesën më të madhe të kohës dhe emocionet do jenë të fuqishme. Ju beqarët do realizoni disa takime mbresëlënëse. Njihuni sa më mirë me ata persona para se të vendosni çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Në asnjë moment nuk do keni shqetësime apo probleme. Për financat duhet të bëni më tepër kujdes. Situata nuk do jetë e shkëlqyer prandaj çdo shpenzim duhet kryer me maturi. Bëni si të bëni sa të kaloje gjendja delikate. Në punë do jeni plot me angazhime dhe do qëndroni edhe me orare të zgjatura. Fatmirësisht shpërblimet do jenë të majme.

Akrepi

Çdo gjë ka për të ecur mire këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për çdo gjë dhe do kaloni më tepër kohe me njëri-tjetrin. Priten momente mjaft romantike dhe plot pasion këtë periudhë, gjithashtu edhe surpriza të bukura. Ju beqarët do kërkoni gjëra të pamundura dhe ka rrezik që dëshirat të mos ju plotësohen menjëherë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do kujdeseni sa duhet për veten. Kujdes me gjumin dhe me ushqimin. Mos harroni as të praktikoni ndonjë lloj sporti. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë yjet rekomandojnë të mos bëni shpenzime ekstravagante. Në pune probleme do ketë goxha, por me durim dhe përkujdes situata mund të ndryshojë më shpejt nga sa mund ta mendoni.

Shigjetari

Edhe pse jo çdo ditë do jetë e lehtë, ju do bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jetë delikate. Partneri do ju kritikojë se e keni lënë pas dore. Kërkoni falje dhe mundohuni t’i ndreqni gabimet sa më parë. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të bukur nga mesi i muajit. Për këtë person keni ëndërror gjatë gjithë kësaj kohe. Shëndeti herë do jetë mirë dhe herë jo dhe aq. Pesimizmi do ju pushtojë në disa momente dhe do ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe qetësi sepse do ju ndihmojnë goxha. Gjendja e financave do jetë në dorën tuaj. Po bëtë çmenduri do keni edhe vështirësi të mëdha. Në punë duhet të negocioni me koleget në mënyrë që të arrini më parë atje ku dëshironi. Ata do ju ndihmojnë pa interes.

Bricjapi

Ky muaj nuk do jetë perfekt, por për fat të gjithë do ju ndihmojnë. Nëse keni një lidhje në fillimi të muajit do ndiheni pak të vetmuar, por pjesën tjetër do jeni të rrethuar nga dashuria. Edhe miqtë dhe familja do ju gjenden pranë. Nëse jeni beqarë, në datën 8 mund t’iu ndodhë një dashuri me shikim të parë ose një takim i pazakontë të cilin do e shijoni deri në fund. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Për sa iu përket financave ka mundësi të kryeni shumë shpenzime për shtëpinë dhe ato do të ulen pak. Gjithsesi dy javët e fundit një shumë e madhe parash do ju “bjerë nga qielli”. Në punë, java e parë e këtij muaji nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do arrini dot ato që doni. Javët në vijim çdo gjë do rregullohet. Kujdes duhet të bëni në datën 23.

Ujori

Për ju ky muaj do jetë i qetë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni kujdes me xhelozinë e tepruar dhe me dyshimet. Në fund të muajit mund të keni disa konflikte të vogla, por që do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe do përjetoni momente shumë të lumtura. Për shëndet edhe më të mirë flini pak më tepër dhe çlodhuni. Financat tre javët e para mund të shtohen goxha. Javën e fundit duhet të bëni pak më tepër kujdes. Në punë mundohuni të bëni çdo gjë në ekip. Komunikoni sa më shumë me kolegët dhe veproni pasi t’i mendoni me kujdes gjërat. Pranojeni edhe ndihmën e miqve.

Peshqit

Muaj i paqëndrueshëm ka për të qenë ky për ju. Nëse keni një lidhje java e parë nuk do jetë shumë e mirë. Do keni shumë pyetje dhe nuk do gjeni dot përgjigjet e duhura. Javët e fundit gjërat do vijnë duke u përmirësuar dhe ju do jeni më të qetë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i kënaqshëm megjithatë për t’u ndier më perfektë çlodhuni herë pas here dhe mos abuzoni me alkoolin. Financat do të shtohen, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha. Tek puna nuk do e keni shumë mendjen sidomos javët e para. Gjithsesi nga mesi i muajit mund t’iu bëhet një propozim interesant që do ndryshojë gjithçka. Nëse punoni në fushën e komunikimit dhe tregtisë do jeni më të privilegjuar.

 

Fraksion.com