Deklarata e Ramës për Bullgarinë, Berisha thirrje qeverisë bullgare: Hidheni në gjyq dhe kërkoni test droge
Sipas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Bullgaria duhet ta hedhë në gjyq Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kritikat e tij për pengim të procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Madje sipas Berishës duhet të kërkojë edhe test droge.
“Vetë Edi Rama po bën gjithçka që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sulmi dhe lufta e ftohtë që i ka shpallur Sofjes, një vend mik Bullgaria, dhe e sulmon brutalisht.
Si mund të mashtrosh ti 8 vite që na pengoi Bullgaria. Unë duke i kërkuar ndjesë Qeverisë bullgare i bëj thirrje që ta hedhë në gjyq për shpifje. Por duhet të kërkojnë edhe testin e drogës.
Vetëm një njeri që humbet çdo arsye nga shkaqe politike apo shkaqe narkotike mund t’ia lejoj vetës të ndërmarrë një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, siç bën Rama”, tha Berisha.
Fraksion.com