Shkarkimi i Nanos, reagon ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Amerikës si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit,” – shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane në twitter.
Kujtojmë se me vendim të Këshillit të Ministrave, Gledis Nano u shkarkua sot nga posti që mbante prej 10 muajsh, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Vendimin e shkarkimit e njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili argumentoi se Nano nuk përmbushi objektivat e kërkuara në krye të Policisë së Shtetit.
Gledis Nano mori postin e drejtorit të përgjithshëm të polcisë së Shtetit, në tetorin e 2021, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ardi Veliu.
Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë.
Fraksion.com