AktualitetPolitikëTë fundit

Rama i përgjigjet Bullgarisë: Dikush të ndihmojë miqtë tanë me përkthimin

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së ministrisë së Jashtme të Bullgarisë mbi deklaratat e tij në Forumin e Bledit në Slloveni lidhur me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, u shpreh Rama.

“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bledit, nuk mund veçse ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar”, u shpreh Rama.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Rama si të rremë dhe antibullgare se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE.

 

 

Fraksion.com