AktualitetBota+Të fundit

Masa kundër Rusisë: Gjermania në favor të një grupi të tetë sanksionesh

BE ka vendosur tashmë shtatë raunde sanksionesh kundër Rusisë dhe duket se do të pasojë një raund tjetër. Nafta, burimi i të ardhurave të Rusisë, mund të jenë sërish në shënjestër.  

Qeveria gjermane është angazhuar për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë pas agresionit kundër Ukrainës. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha në kuadër të një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë se tashmë ishin bërë propozime për një paketë të tetë masash ndëshkuese.

Politikania e të Gjelbërve nuk e specifikoi se çfarë sanksionesh ishin. Ajo theksoi, megjithatë, se ishte e rëndësishme që të mbështeteshin sanksionet e vendosura kundër Rusisë – një aludim për mosmarrëveshjen e brendshme në BE për çështjen e masës, në të cilën vendet anëtare duhet të shkëputen nga energjia ruse.

Gjermania është një nga vendet që i ka vënë vetes synimin të jetë e pavarur nga burimet energjetike ruse, por nuk mund t’i zbatojë masat menjëherë për shkak të varësisë së lartë.

Një çmim tavan për naftën si opsion

Por edhe në rastin e një pakete të mundshme të tetë sanksionesh, faktori energjitik pritet të luajë sërish një rol të rëndësishëm – dhe kjo në lidhje me biznesin rus me eksportet e naftës. Me vende si Kina apo India, Rusia ka ende klientë të mëdhenj për burimet e saj të naftës.

Cisterne gazi te lengshem ne Sakhalin, Rusi

Kjo është arsyeja pse një kufi ndërkombëtar mbi çmimin e naftës ruse mund të jetë pjesë e një grupi të ri sanksionesh. Një tavan i tillë nga njëra anë mund të ndihmojë në ndalimin e një rritjeje të vazhdueshme të çmimeve në treg dhe nga ana tjetër ta pengojë Rusinë të ketë të ardhura të larta në arkën e shtetit për shkak të çmimeve të larta të naftës.

Embargoja në vendet e BE-së do të zbatohet gradualisht

Në mënyrë që një kufi i tillë çmimi të respektohet nga ndërmarrjet tregtare, disa shërbime mund të kufizohen me kufij. Një skenar i mundshëm: kompanitë e transportit detar do të përjashtoheshin nga sanksionet – me kusht që nafta e transportuar nga deti të blihej me çmime fikse.

Vendet e BE-së janë angazhuar tashmë për të hequr gradualisht importet e naftës ruse: Nga fundi i këtij viti, anëtarët e BE nuk duhet të blejnë më naftë bruto nga Rusia. Nga shkurti, ata gjithashtu duhet të ndalojnë importin e produkteve ruse të naftës. Embargoja e naftës pritet të prekë gati 90 për qind të dërgesave ruse të naftës në Evropë./DW

 

Fraksion.com