” Vrima në kulmin e reaktorit”; Imazhet satelitore tregojnë se ka pasur bombardime mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar se është bombarduar qyteti, dhe zona përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.
Pala ukrainase dhe ajo ruse vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për këto sulme, ndërsa imazhet satelitore të Maxar Technologies e dëshmojnë se raketat kishin goditur objektin e centralit më të madh bërthamor në Evropë.
Rusët pretendojnë se ukrainasit e goditën me raketa amerikane M777 të artilerisë howitzer, kurse ukrainasit pretendojnë se aeroplanët rusë vazhdimisht hedhin bomba përreth duke shantazhuar kështu Evropën.
Madje vërehen qartë vrimat e krijuara si pasojë e bombave që kanë rënë mbi të.
E këto sulme po ndodhin në kohën kur ekipi ndërkombëtarë nga Agjencia për Energji Bërthamore IAEA, janë nisur drejt këtij centrali për inspektim.
Fraksion.com