Nga pamja e biznesmenit të ri, tek ajo e një djali ‘gangster’, si u transformua turku i shumëkërkuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri
Shtetasi turk Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet nga Turqia për mashtrime me llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex, ndërkohë që ishte CEO i kompanisë është arrestuar rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Jug të vendit.
Ai ishte arratisur nga Turqia më datë 20 prill 2021 dhe prej asaj kohe fshihej në Shqipëri, në banesa të ndryshme që dyshohet se i gjente me ndihmën e një shtetasi shqiptar, që është arrestuar ditën e sotme së bashku me të.
Mediat turke kanë publikuar edhe një foto të Faruk Ozer, i cili është transformuar tërësisht nëse e krahasojmë më fotot e mëparshme dhe videot ku ia prononcohej si CEO i kompanisë Thodex.
Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat turke, Özer akuzohet për “krijim dhe drejtimi të një organizate me qëllim të kryerjes së krimeve”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit si mjete” dhe “tregtim ose menaxhim i kompanive”, ndërsa kërkohet për grupin e tij dënimi maksimal.
Fraksion.com