Life StyleTë fundit

I përmendin ‘shërimin për 3 ditë’, Fedez nuk përmbahet më: Nuk ju lejoj të talleni, po luani me shëndetin tim

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër çiftet më të ndjekur në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij.

Muaj më parë ai zbuloi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i zbulon në kohë të marrin jetën”.

Më pas ai kreu një operacion të vështirë që zgjati 6 orë.

“Dy ditë pas operacionit jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të marrë pak kohë”- shkruante ai më herët.

Por së fundmi, Fedez ka shpërthyer në rrjete sociale, pasi një aktiviste italiane ka komentuar rikuperimin e tij.

“Nuk jam shëruar për 3 ditë nga tumori. E di çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt”, ka shkruar ai.“Nuk është hera e parë që kja aktiviste e mbështetur nga gazetarë dhe artistë luan me sëmundjen time duke thënë se jam kuruar nga tumori për 3 ditë sikur të ishte e gjitha një shaka. Duke luajtur me shërimin tim pa e ditur që jam operuar urgjentisht nga sistemi shëndetësor kombëtar si çdo i vdekshëm i zakonshëm. Sikur t’i dinit pasojat e një ndërhyrjeje që ka pasoja të pakthyeshme, ndoshta nuk do të bënit shaka me të për dëshirën tuaj për kritikë sociale. Unë nuk shërohem për 3 ditë. Por ndonjëherë nuk ka kurë për marrëzinë njerëzore.”

Në fund, ai i kërkon ndjesë ndjekësve për shpërthimin e tij.

“Më falni për shpërthimin por mendoj se çdo gjë ka një kufi. Unë e di se çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt. Por mbi të gjitha nuk do ta lejoja kurrë të tallesha apo nënçmohesha për këtë as nga më budallai apo më i pasuri në këtë planet”.

 

Fraksion.com