AktualitetPolitikëTë fundit

“Ditë të mbarë”, Rama: Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi, shkurton kohën e udhëtimit në bregdetin e jugut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga segmenti i ri Palasë-Dhërmi pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në jug të vendit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky segment i hapur për qarkullimin e automjeteve lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut.

Rruga e re Palasë-Dhërmi lidhet edhe me tunelin e Llogorasë duke ndikuar edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonë.

Ky aks i ri është i një kategorie të lartë për sa i përket sigurisë rrugore ndërsa prioritet i është dhënë edhe ndërtimit të  disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Në aksin Palës- Dhërmi po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5 yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.

 

Fraksion.com