AktualitetRajoniTë fundit

Vuçiç le vetëm për dy vjet Ana Brnabiq kryeministre të Serbisë

Vuçiq ka propozuar që Ana Brnabiq sërish të jetë kryeministre e Serbisë, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta. Shumë analistë mendojnë se Vuçiqi do të drejtojë qeverinë në fakt.

Mandatarja për krijimin e qeverisë së re në Serbi do të jetë kryeministrja e deritanishm,e Ana Brnabiq. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se Brnabiq do të ketë një mandat të kufizuar, pasi do të qëndrojë në këtë post vetëm deri në vitin 2024. Por ai nuk e shpjegoi se çfarë do të ndodhë pas vitit 2024 dhe cilat do të jenë ndryshimet, pasi mandati i qeverisë normalisht zgjat katër vjet.

Në mënyrë që shfaqja të paraqitej sa më dramatike, u tha se Ana Brnabiq ka pasur edhe një “kundërkandidat” për këtë post, kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milosh Vuçeviq. I pyetur për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, presidenti i Serbisë u përgjigj se tani bëhet fjalë vetëm për të mandatuarën por edhe për më të painformuarit është e qartë se lista e ministrave të rinj bëhet në zyrën e presidentit Vuçiq.

Në luftën “e madhe” brenda partisë, Ana Brnabiq fitoi edhe një gjysmë-mandati, por ky me siguri që ka qenë vendimi i Vuçiqit, thotë Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për politika praktike.

Serbien Ministerpräsidentin Ana Brnabic (L) und Präsident Aleksandar Vucic

“Kjo është një tjetër dëshmi se nuk ka fare rëndësi se kush mban postin e kryeministrit, i cili formalisht do të duhej të ishte posti më i rëndësishëm në Serbi. Institutcionet i ka marrë në duar një parti, më saktë një njeri”, thotë Popoviq për DW.

Paraqitja e kandidaturës së Millosh Vuçeviqit – dhe pohimet e presidentit se ai gjoja po peshonte mes këtyre dy kandidatëve me javë të tëra – është sipas gazetarit Gjorgje Vlajiq vetëm justifikim i presidentit Vuçiq për njerëzit brenda partisë së tij SNS.

“Ai i kontrollon bashkëpunëtorët e tij duke i përballur me konkurrencën. Ana Brnabiq është fituese për momentin, por as Millosh Vuçeviq nuk është humbës – ai do të marrë një vend të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, ku do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër në ndonjë post”, vlerëson bashkëbiseduesi i DW.

Daçiqi në botën e Vuçiqit

Tashmë dihen edhe kornizat e qeverisë së re, pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo periudhë kaloi pa konflikte të mëdha, sepse qeveria nuk i mungonte gati askujt. Por ajo që nuk dihej ishte – fati i Partisë Socialiste të Serbisë dhe liderit të saj Ivica Daçiq. Madje u shtrua edhe pyetja nëse SPS-ja do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës, por tani është e qartë se pozitat e Ivica Daçiqit dhe socialistëve të tij në “Vuçiqland” janë shumë më të mira sesa mendohej.

Ivica Daçiq do të jetë zëvendëskryeministër në kabinetin e ri qeveritar, por edhe koordinator i shërbimeve të sigurisë. Kjo është një fushë shumë e rëndësishme për Vuçiqin dhe partinë e tij, ndaj zgjedhja e Daçiqit për të kryer këtë punë është pak e papritur.

Gjorgje Vlajiq e sheh këtë vendim “si pagesë të një lloj borxhi ndaj Rusisë, sepse Daçiq është i mirëpritur në Moskë, por ky është edhe një sinjal për njerëzit në partinë SNS të Vuçiqit me të cilët ai duket se nuk është tepër i kënaqur”.

Ivica Dacic-DW InterviewIvica Daçiq

“Kjo do të thotë se do të kufizohet ndikimi i Aleksandar Vulinit dhe Nebojsha Stefanoviqit. Vuçiqi për momentin i beson më shumë Daçiqit sesa kuadrove të partisë së tij”, beson Vlajiq.

Dragan Popoviq thotë se SPS tregoi besnikëri absolute “të cilën çdo autokrat e vlerëson”. Vuçiq, sipas tij, në këtë mënyrë vret dy zogj me një gur: “SPS si opozitë mund të jetë një kundërshtar serioz politik. Por në këtë mënyrë Vuçiq po e shkatërron SPS-në, siç shkatërroi edhe kundërshtarin Aleksandar Shapiq dhe lëvizjen e tij lokale Beogradi i Ri. SNS thjesht po e thith SPS-në”, thotë Popović. Përveç kësaj, sigurisht, Vuçiq dëshiron ta ndajë përgjegjësinë për situatën në vend me dikë tjetër”.

Qeveria e re dhe Kosova

Qeverinë e re do ta presin problemet e vjetra, problemet me energjinë dhe çmimet, lufta në Ukrainë dhe problemet e brendshme. Por sipas retorikës nga selia e presidentit, duket se tema numër një do të jetë sërish Kosova.

Deri tani të gjitha negociatat kryesore për Kosovën i ka udhëhequr vetë Vuçiqi, ndërsa kryeministrja dhe ministrat kanë shërbyer më shumë për retorikë dhe dalje në televizion, ku ngjarjet në Kosovë i interpretojnë si analistë politikë.

Bosnien und Herzegowina | Zaluzje | Gedenken an die Opfer im Bosnienkrieg | Aleksandar VulinAleksandar Vulin

Ndaj Vuçiq e ka shfrytëzuar edhe nominimin e kryeministres së re/vjetër për të theksuar qëndrimin e Serbisë për Kosovën: Nuk ka njohje dhe nuk ka negociata të mëtejshme deri në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjorgje Vlajiq thekson se “Amerika dhe Bashkimi Evropian duan ta forcojnë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk ka shumë instrumente për ta penguar atë”. “Nuk është hera e parë që Vuçiqi sillet në mënyrë arrogante dhe disi kërcënuese ndaj komunitetit ndërkombëtar, por nuk mendoj se ai sillet kështu në takime të drejtpërdrejta. “Kam përshtypjen se diplomatët e huaj që po përpiqen të parandalojnë destabilitetin në rajon, janë duke treguar shumë më tepër takt për çështjet”, thekson Vlajiq.

Kriza padyshim po troket në derë, vëren Dragan Popoviq. Dhe në këtë situatë Kroacia duhet të fajtori kujdestar për gjendjen, por do të mbahet edhe një lloj konflikti me intensitet të ultë me Kosovën. “Nuk pres një ashpërsim më të thellë të marrëdhënieve derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje për targat dhe dokumentet personale. Rrezik paraqet mundësia që Kurtit dhe Vuçiqit t’u dalin gjërat jashtë kontrollit. Por shpresoj se nuk do të vijë deri këtu”, përfundon Popoviq./DW

 

Fraksion.com