AktualitetNATO/BETë fundit

Von der Leyen: Kemi interes të qartë strategjik Ballkani Perëndimor të anëtarësohet sa më shpejt në BE

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

‘Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian.

Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të forcojmë demokracitë në Europë.  Ka të bëjë më vlerat tona të përbashkëta.’- tha Von Der Leyen.

 

Fraksion.com