AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk do e lejojmë Al Abbar”; Berisha: BE të nisë hetimet për aferën e Portit të Durrësit

Sali Berisha akuzoi sërish Kryeministrin Rama se qëndron pas aferës së projetktit për ndërtimin e Portit të Durrësit. Nga selia blu, kryedemokrati ftoi Bashkimin Europian të nisë hetimet, për atë që ai e cilësoi si një ndër aferat më korruptive në Europë.

“I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithccka që ky port të mbehet port strategjik i rajonit dhe BE-së”.

Nuk u mjaftua vetëm me një thirrje në adresë të Kryeministrit, teksa edhe biznesmentit Al Abbar i kërkoi të tërhiqej nga ndërtimi i Portit të Durrësit.

“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri”.

Sipas Berishës, Kryeministri Rama përmes kompanisë së tij do të përvetësojë nga ndërtimi i Portit të Durrësit mbi 1 milion metër katror truall, e përkthyer në 3 miliardë Euro përfitime.

 

Fraksion.com