AktualitetBota+Të fundit

‘Nëse më tradhton…”, vajza firmos kontratën e padëgjuar më parë me të fejuarin

Disa e quajtën çmenduri, ndërsa disa të tjerë një zgjidhje gjeniale veprimin e një përdoruese të ‘Tik-Tok-ut’, e cila vendosi të nënshkruante  një ‘kontratë besueshmërie’ më të fejuarin e saj.

Chaylene Martinez nga Idaho postoi një video e cila u bë virale, ku tregonte kontratën, ku sipas së cilës thuhet se nëse i fejuari e tradhton, ai do duhet t’i paguajë asaj faturat.

“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne e morëm të noterizuar se nëse më tradhton, duhet të paguaj faturat e mia,”, tha Chaylene Martinez, e njohur në internet si @ SalamiiQueen, në videon që ka më shumë se 7 milionë shikime.

“Unë jam shumë e zgjuar apo e çmendur. Nuk e di”, shtoi ajo

Ndërkohë në një koment në video thuhet:

“A mund të na dërgoni një lidhje për këtë dokument pdf,” komentoi një person.

“Kjo është deri tani gjëja më e zgjuar që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha një tjetër komentues.

“Nëse ata nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë, unë nuk i dua”, shkroi një person i tretë.

Ndërkohë, pati dhe nga ata të cilët e kritikuan këtë veprim:

“Nuk ka besim tashmë”, shkroi një përdorues./NewYorkPost

 

Fraksion.com