“Kandidati”; Gledis Nano jep dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Burime ende te pakonfirmuara thanë për Tv Klan se ai i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Motivacioni i lënies së detyrës nuk dihet ende.
Sipas medieve mësohet se kandidati kryesor për të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano e mori detyrën në tetor 2021 duke zëvendësuar Ardi Veliun.
Fraksion.com