Horoskopi javor, 29 gusht- 4 shtator 2022
Ky është horoskopi javor nga data 29 gusht deri në 4 shtator 2022. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.
Demi
Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mirë pranë personave të familjes. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.
Binjakët
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.
Gaforrja
Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.
Luani
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.
Virgjëresha
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
Peshorja
Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë e mërzitshme. Nëse keni një lidhje flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni.
Akrepi
Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.
Shigjetari
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Bricjapi
Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen dhe çajin. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.
Ujori
Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni nëse jeni diabetikë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
Peshqit
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
Fraksion.com