AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron lajm të bukur zgjidhjen me dialog të çështjes së lëvizjes së lirë mes dy vendeve.

Kreu i Ekzekutivit uroi që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shprehet Rama.

 

Fraksion.com