AktualitetLife StyleTë fundit

“Besoja që nuk vleja si njeri”, e përlotur Efi rrëfen të kaluarën e saj

Efigjenia Dhedhes apo e njohur ndryshe si Efi i ‘Për’puthen’ ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara të sezonit të kaluar. Edhe pse u përfol së shumti për daljet e saj me djem të rinj, Efi doli si beqare nga program duke ngjallur polemika të shumta. Fansat e konsideruan pjesëmarrjen e saj në emision si një mënyrë për të marrë famë dhe jo për të gjetur dashurinë.

Pas daljes nga “Për’puthen”, Efi i është bashkuar menjëherë reality-showt ‘Kepi i tundimeve’.

Gjatë episodit të ri të emisionit ajo ka bërë një rrëfim tepër tronditës. Ajo rrëfeu se ka tentuar të vriste veten. E përlotur, Efi ka treguar për lidhjen e saj 4-vjeçare, e cila i ka shkaktuar shumë pasoja.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, ka rrëfyer mes lotësh Efi.

 

Fraksion.com