AktualitetBota+Të fundit

Udhëtoi 20 herë drejt Gjermanisë me vizë italiane, vajza e Putinit u shpëtoi shërbimeve të inteligjencës

Një investigim i gazetës gjermane Der Spiegel në bashkëpunim me platformën ruse të hetimit IStories raporton se vajza e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, 35 vjeç, shkencëtare, menaxhere dhe ish-balerinë akrobatike shkoi në Gjermani për vite me radhë, duke qëndruar disa herë në Bavari, në Mynih ose në liqenin e afërt Tegernsee.

Asgjë e çuditshme deri më tani. Por shqetësuese, shkruan gazeta, është se prania e Tikhonova kaloi pa u vënë re nga shërbimet sekrete gjermane. Katerina Tikhonova, e cila nga viti 2015 mund të ketë kaluar të paktën 20 herë në territorin gjerman, ka përdorur edhe një vizë Shengen të lëshuar nga Italia.

Arsyeja për udhëtimet e saj ka qenë një mik gjerman – Igor Zelensky, një balerin ekspert që deri në prill 2022 drejtoi kompaninë profesionale Bayrische Staatsballet – dhe do të shoqërohej nga një agjent i armatosur i gardës presidenciale ruse.

Sebastian Fiedler, deputet dhe anëtar i SPD-së tha se rasti është shembull që Gjermania vitet e fundit nuk ka zhvilluar strategji për spiunazhin e mundshëm rus.

“Rasti është një shembull i rëndësishëm i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu”, u shpreh Fiedler.

Në fakt, si rregull, hyrjet në Gjermani regjistrohen dhe gjurmohen personat dhe fëmijët e drejtuesve të vendeve të tjera, vetëm kur zbulohet një nevojë hetimore. U “zbulua” se vajza e Putinit udhëtoi shumë në Evropë në vitin 2019 ndërsa në prill të atij viti ajo u shtua në listën e zezë të BE-së.

 

Fraksion.com