AktualitetTë fundit

U tall me fëmijët jetim, ndjekësit bëjnë për ujë të ftohtë Dea Mishel Hoxha

Një video e shpërndarë në rrjetin social “Tik Tok” nga blogerja shqiptare Dea Mishel Hoxha , e njohur si Dea Michelle ka sjellë reagimet të ashpra nga ndjekësit e saj.

Në videon e postuar, blogerja ka bërë një batutë për fëmijët jetim:

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”, thotë ajo në video, e cila shfaqet dhe duke qeshur.

Duke dashur të bëjë ‘humor’ për një çështje kaq delikate dhe të ndjeshme që prek ata fëmijë, të cilët nuk kanë një familje dhe qëndrojnë në institucione pati reagime të ashpra dhe kritika nga ndjekësit e saj.

Gjatë videos, ajo thotë se  nuk po bënë shkaka teksa është dhe duke qeshur. Blogerja, pas reagimeve të ndjekësve e ka fshirë menjëherë videon nga profili i saj në Tik-Tok.

 

Fraksion.com