Life StyleTë fundit

Shfaqet me maskë oksigjeni, çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?

Dafina Zeqiri ka patur shumë probleme shëndetësore kohët e fundit. Ditën e sotme ajo ka postuar një video duke mbajtur një maskë oksigjeni. Kjo ka merakosur shumë fansa të saj edhe pse Dafina nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi problemin e saj shëndetësor.

Edhe pse në gjendje jo të mirë Dafina nuk zhgënjen asnjëherë pasi ka njoftuar se sonte do të performojë në ‘Sunny Hill Festival’.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri ka treguar më herët për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, duke shtuar se kjo ka ndodhur për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

Pak kohë më parë Dafina u shpreh se ajo nuk ka nevojë të blejë klikime pasi po bën këngë të mira dhe publiku ia di vlerën.

“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”- është kundërpërgjigjur Dafina.

 

Fraksion.com