Kryeministri i Luksemburgut: Kosova dhe Serbia të ecin përpara
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel e konsideron të rëndësishme bashkëpunimin mes vendeve për të gjetur zgjidhje përballë sfidave të shfaqura që nga pandemia, blerja e gazit, problemi i energjisë apo nafta.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministri Edi Rama mbajtur në Tiranë, Bettel u shpreh se “zona e Ballkanit ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë dhe duhet ta shmangim dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë “Open Balkan”, kur ne flasim me njëri-tjetrin, e di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot. Është e rëndësishme të bëjmë përpara. Nuk mund t’ia lejojmë vetes konflikte shtesë, nuk mund t’ia lejojmë vetes presione shtesë”.
Gjithashtu, tha ai, në takim me Ramën folën edhe për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
“ Dhunimi i territorit, sovraniteti nuk mund të vihet në pikëpyetje e në diskutim. Nuk duhet të jetë diçka ku nga sot nesër do themi “Punë e madhe, Ukraina nuk jemi ne” sepse kjo lidhet me demokracinë, me vlerat tonë. Duhet të gjejmë zgjidhje. Sa kohë do t’i lejojmë vetes një zgjedhje pa zgjidhje. Jam i kënaqur që me kryeministrin Rama bëjmë pjesë ndër ata që mbështesin ukrainasit për t’iu dhënë shpresë sepse sot shpresa është zvogëluar dhe është e rëndësishme”, shtoi ai.
“Kur bëhet fjalë për dialogun, bëj pjesë ndër udhëheqësit e rrallë që kam kontakte me të dy palët. Diskutoj me Putinin, diskutoj me Zelenskyn, por pas Buchas nuk mund ta bëja më këtë. Shkova në Ukrainë, pashë Buchan dhe Bucha ishte një kasaphanë. Njerëzit ishin vrarë me një plumb në kokë, ishte një kasaphanë e vërtetë. Njerëzit ishin bërë kapicë dhe ajo që më neveriti më shumë ishte fakti që u dekoruan ushtarakët që i bënë këto krime, këto mizori. Për mua nuk ishte më e mundur që të diskutoja më normalisht, por mbështes kolegët që përpiqen të gjejnë zgjidhje për këtë problem”, deklaroi kryeministri i Luksemburgut.
Fraksion.com